Celebrities Film & Tv Gossip Love & Sex Showbiz

Rrugëtimi më i paharrueshëm dhe plot me të papritura për finalistin e BBV, Krist Aliaj Dragot!

I kthyer në një fenomen “Big Brother VIP” këtë vit rezervoi çdo të martë dhe të shtunë për të gjithë ne surpriza të pafundme por edhe të papritura. Në atë shtëpi gjithçka nisi më 24 Dhjetor ku 15 banorë filluan rrugëtimin e tyre me qëllimin për të fituar çmimin e madh. Dalëngadalë mbi 100 ditë kaluan me një rrugëtim plot me nominime, sfida, largime dhe zarfa të zi nga Vëllai i Madh për shkeljen e rregullave kryesore të formatit.

Numërimi mbrapsht ka filluar për finalen e madhe të 6 majit dhe një nga finalistët e këtij edicioni është Krist Aliaj Dragot. Mbrëmjen e kaluar ai u zgjodh finalisti i fundit në një televotim me Nitën dhe Qetësorin.

Gjatë këtij rrugëtimi Kristin do ta mbajmë mend si ai djali që kujdeset për veten e tij dhe stërvitej çdo mëngjes për të pasur një trup në formë dhe që ndjek një rutinë mjaft strikte në mënyrën e të ushqyerit.

Kristi gjatë gjithë këtij rrugëtimi është përballur me shumë debate e me shumë emocione të forta. Në fillim u duk se ishte shumë i qetë por më pas mënyra e argumentimit të tij dhe pamja nga një këndvështrim tjetër të çdo diskutimi mund të themi se u kthyen në armën e tij më të fortë.

Kristi Aliaj u mundua që gjatë këtij BBV të ishte vetvetja dhe të mos fshihte asgjë. Kur Kejvina u mundua t’i afrohej për shkak të një loje ai nuk pranoi dhe u shpreh se jashtë kishte një pëlqim dhe një raport me një vajzë tjetër. Epo kur erdhi Keisi Medini si banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kjo gjë duket sikur u zbeh paksa.

Mes dy banorëve filloi një eksperiencë e re e cila për aq pak sa zgjati ishte e bukur. Aq e bukur sa në një moment të lojës Sabiani babai i Keisit u bë pjesë e lojës si banor i shtëpisë. Në fillim këngëtari ishte kategorikisht kundër lidhjes së tyre por më pas brenda shtëpisë gjithçka ndryshoi. E teksa u duk se morën konfirmimin nga babai i Keisit, ishte këngëtarja që vendosi të ndryshonte mendim gjë të cilën Kristi e pranoi dhe e respektoi.

Keisi vazhdoi lojën e saj po ashtu edhe Kristi. Në një moment të caktuar ishte Luizi ai që përdori Kutinë e Pandorës dhe dërgoi në televotim Oltën, Armaldon dhe Kristin. Olta dhe Armaldo shpëtuan nga ky televotim po ashtu edhe Kristi sepse kishte biletë vajtje- ardhje.

Pas kësaj Luizi përdori një lloj skeme dhe nxorri në nominim direkt sërish veten e tij me Kristin dhe Armaldon ku ky i fundit u largua nga loja.

Në shtëpinë e BBV nuk kanë munguar as emocionet e bukura siç ishin momenti kur Kristi takoi babin e tij apo mori edhe një videomesazh nga motra. Mamaja e tij gjithashtu e surprizoi djalin me ardhjen e saj.