Celebrities Film & Tv Gossip Love & Sex Showbiz

Fillimi i një epoke të re plot surpriza/Ja çfarë do të mbajmë mend dhe çfarë do të ndodhë në “Big Brother VIP 2”!

I kthyer në një fenomen “Big Brother VIP” këtë vit ka rezervuar për të gjithë ne surpriza të pafundme por edhe të papritura. Në atë shtëpi gjithçka nisi më 24 Dhjetor ku 15 banorë filluan rrugëtimin e tyre me qëllimin për të fituar. Epo duket se në këto 70 ditë jo gjithçka rezultoi kështu sepse ky rrugëtim ishte plot me nominime, sfida, largime dhe zarfa të zi nga Vëllai i Madh për shkeljen e rregullave kryesore të formatit.

Nëse do të bënim një kronologji të ngjarjeve më kryesore dhe më pikante do të na duhej pak kohë. Në fillim historia që arriti të merrte më shumë vëmendje ishte ajo e njërit prej banorëve, Luiz Ejlli. Ai i rrëfeu Kiarës se vuante nga një sëmundje shumë e rrallë për të cilën duhej të trajtohej jashtë shtetit. Gjatë mbrëmjes së spektaklit ai u nis drejt spitalit për të kryer të gjitha analizat e nevojshme. Fatmirësisht gjithçka doli në rregull.

Kjo situatë solli mjaft trazira dhe debate në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, të gjithë banorët e tjerë u larguan nga Luizi. Gjatë këtij rrugëtimi disa banorë vendosën që në fillim që të linin shtëpinë sepse nuk arrinin dot ta përballonin presionin dhe situatat e pakëndshme të krijuara aty. Zhaklina Gjolla ishte banorja që e ndërpreu rrugëtimin e saj, më pas edhe Valbona Mema për shkak të një problemi familjar, Bled Mane vendosi të hiqte dorë gjithashtu edhe aktori Tan Brahimi shprehu dëshirën e tij për të dalë nga shtëpia mbrëmjen e djeshme.

Përveç largimeve ka pasur edhe emicione të bukura me rrëfimet më emicionale të banorëve siç ka qenë ai i Enit, Efit, Kiarës, Diolës dhe shumë të tjerëve. Në “Big Brother VIP” përveç diskutimeve dhe debateve shpesh herë me tone të larta, dashuria nuk mungon. Pas lidhjes së Luizit dhe Kiarës një tjetër çift u duk se po krijohej, Kristi dhe Keisi e kanë shprehur në një lloj mënyre pëlqimin që kanë për njëri-tjetrin. Por rrjedha e ngjarjeve ndryshoi mbrëmë krejtësisht.

Përveç kësaj siç e përmendëm më lart Zarfi i Zi këtë vit ka qenë disa herë në shtëpinë e BBV. Zarfi i parë ka qenë për ish-banoren Kejvina Kthjella për shkak të dhunës fizike të përdorur brenda shtëpisë drejt Luizit. Zarfi tjetër ishte një tërheqje vëmendje për të gjithë banorët të cilët në rastin e parë që do të thyenin një nga rregullat do të skualifikoheshin automatikisht nga loja, dhe kështu ndodhi. Brenda një dite Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj për shkak të dhunës verbale dhe kërcënimeve u detyruan të përfundonin rrugëtimin në shtëpinë e BBV.

Dashuria një nga pikat kyçe të këtij sezoni. Shtëpia e BBV organizoi dy dasma, ku e para mes Kiarës dhe Luizit ishte një hap dhe një fillim i ri në lidhjen e tyre që tashmë është zyrtarizuar. Dasma e dytë ishte ajo me Bled Manes dhe Nitës me motive kosovare që gjithashtu solli hare dhe gëzim në shtëpi. Ka pasur puthje pafund kjo është pak por e sigurtë.

Një pikë kyçe e lojës që banorët këtë po i kushtojna shumë rëndësi janë edhe avantazhet në lojë dhe Kutia e Pandorës. Kujtojmë këtu situatën e avantazhit të Deas që çoi në nominim direkt Efin, Kiarën dhe Luizin. Kujtojmë gjithashtu Oltën që me avantazhin e saj vendosi të çonte në televotim Luizin, Bledin dhe Kiarën. Përpara Kutisë së Pandorës u vu edhe Kiara e cila çoi në nominim Oltën, Dean dhe Tean. Mbrëmjen e kaluar ishte Luizi i cili pasi vendosi të hapte Kutinë e Pandorës çoi në televotim Oltën, Kristin dhe Armaldon. 

Situata të shumta debatesh janë krijuar, që të gjithë ne i mbajmë mend por gjithçka nga mbrëmja e kaluar ka nisur nga fillimi. Një epokë e re mund të quhet sepse plot 6 hyrje të reja krejtësisht të papritura sollën një ndryshim 360 gradë në lojën e BBV.  Mbrëmjen e kaluar Antoneta Koçi, Sabiani, Qetsori, Fotinia, Jori dhe Elvis Pupa ishin personazhet që u bënë banorët më të ri të shtëpisë. Mund ta konsiderojmë si një fillim të ri sepse ata tashmë janë 16 banorë që do të “luftojnë” me njëri-tjetrin për të arritur deri në finalen e madhe.

Se çfarë do të ndodhë dhe se si do të shkojë e gjithë kjo aventurë e re na mbetet vetëm të presim dhe të ndjekim gjithçka në ditët dhe javët në vijim…