Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Njihuni me 15 banorët e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”!

Top Channel po vazhdon të sjellë projekte nga më të ndryshme televizive që i kanë mbajtur njerëzit të‘gozhduar pas ekranit’. Pas edicionit të parë të “Big Brother VIP” që padyshim ishte aq i suksesshëm sa jehona e personazheve vazhdon edhe sot, sektori i spektaklit dhe argëtimit është mbuluar më së miri edhe nga “Për’Puthen”, “Më lër të flas”, “S’e luan topi” apo edhe “Dancing With The Stars“, që është kthyer në show-n më të ndjekur tanimë. E teksa këtij të fundit është duke iu afruar finalja dalëngadalë, në Top Channel ka nisur prej kohësh puna për edicionin e dytë të “Big Brother VIP 2” dhe sonte filloi gjithçka.

Sapo ka nisur spektakli dhe kurioziteti për banorët dhe opinionistët e këtij edicioni padyshim është shumë i madh. Zëra pranë Top Channel kanë konfirmuar që sonte ka një opinioniste të re dhe kështu ndodhi. Krah Arbër Hajdarit që ishte gjithashtu në pozicionin e opinionistit dhe edicionin e kaluar, është gazetarja Zhaklin Lekatari. Ndërkohë ju njohim me 15 banorët që sonte kanë hyrë në shtëpinë më të famshme në vend.

Olta Gixhari

Krist Aliaj Dragot

Zhaklin Gjolla

Herion Mustafaraj

Tea Trifoni

Gent Hazizi

Ronaldo Sharka

Amos Zaharia

Ariana

Kejvina Kthjella

Kiara Tito 

Efi & Mikela 

Dea Mishel

Armaldo Kllogjeri

Luiz Ejlli