Celebrities Gossip Showbiz

Rudina Dembacaj tregon mënyrat si të ruajmë një marrëdhënie të mirë me ish- partnerin!

Rudina Dembacaj ka folur gjithmonë ‘pa doreza’ për jetën e saj private. Duke nisur nga ndarja me ish- bashkëshortin Aleksandër Varfaj dhe duke filluar nga postimet e vazhdueshme për lidhjen e saj të re me Mark Frrokun.

Aktorja e humorit ka treguar se edhe pse të ndarë dhe vazhdojnë rrugë të ndryshme, mund të ruajmë marrëdhënie shumë të mira me ish- partnerin. E pyetur në “Ask me a question” në Instagram për sekretin e ruajtjes së një marrëdhënie kaq të mirë, Rudina ka treguar se si ka arritur ta bëjë këtë.

Të flasësh hapur dhe gjithmonë në të mirë të fëmijës! Me pak fjalë: Ta duash fort, sepse mrekullinë më të madhe të jetës (fëmijën) e keni të përbashkët. Kush bën ndryshe thjesht tregon që është njeri i dobët, ose thënë ndryshe, njeri vari lesht. Faleminderit!

Kujtojmë se në shtator të vitit të kaluar, Rudina i tha “Po”, ish-deputetit Mark Frroku pas një propozimi surprizë nga ana e tij.