Celebrities Gossip Showbiz

Sa e ëmbël, Arbana Osmani zbulon fotot e veçanta nga vogëlushja e saj Zoi!

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka prezantuar shumë emisione që kanë bërë bujë, ndër të cilët veçojmë programin që arriti të thyente çdo rekord Big Brother Vip.

Ndryshe nga djali i saj i madh Joni, që jemi mësuar ta shohim në çdo story të moderatores, teksa është bërë prej vitesh një personazh shumë i dashur për ne, Diellin dhe Zoin Arbana i publikon më pak. Këtë herë, ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram një InstaStory ku shfaqet vajza e saj e Zoi, të cilën moderatorja nuk e publikon shpesh pasi nuk do ta bëjë pjesë të botës së medias. Krahas fotos moderatorja shkruan:

‘Mirëmëngjes’, duke i shtuar nje figurë me zemër të kuqe.

Moderatorja është shumë e lumtur me familjen e saj, me të cilën ajo ndan shumë foto nga jeta private ku shfaqet dhe regjizori i njohur Eduard Grishaj.

Ata kanë që në vitin 2010 që punojnë së bashku, teksa së fundmi kanë bërë dhe dasmën e tyre, e cila u zhvillua në Itali në qytetin e Toskanës dhe të ftuarit ishtin vetëm rrethi i ngushtë i çiftit. Ata patën një kërkesë për ta që të mos bënin foto ose video gjatë momentit të dasmës. Kjo kërkesë që çifti pati u zbatua nga të gjithë të ftuarit duke mos bërë asnjë postim nga momenti i ceremonisë edhe dasmës.