Celebrities Gossip Showbiz

“Arbana dhe Eduarti paguan shpenzimet e të ftuarve….”, gazetari jep detaje nga dasma!

Dashuria e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj u kurorëzua në martesë këtë të shtunë, më 17 qershor, në Toskanë-Itali. Premtimet dashurisë u dhanë në një ceremoni të paqtë në kishën San Galgano, në prani të Dom Gjovalinit, familjarëve dhe miqve të tyre më të ngushtë.

Gazetari Andi Vrapi i ftuar në “Shqipëria Live”, ka treguar disa detaje të reja në lidhje me dasmën e Arbana Osmanit dhe Eduart Grishaj. Ai tha se këngëtari Flor Mumajesi iu kishte dedikuar një këngë çiftit, ndërsa në lidhje me shpenzimet e të ftuarve për fluturimin dhe qëndrimin në Toskanë janë kujdestur vetë çifti.

Arbana dhe Eduarti kanë mbështetur financimin e shpenzimeve të të ftuarve për fluturimin dhe qëndrimin në Toskanë.

Në dasëm ka qenë dhe këngëtari Ylli Limani, i cili ka kënduar këngën e preferuar të Arbanës.

Kanë qenë 4 shefa kuzhine me çmime ndërkombëtare të cilët gatuanin në kohë reale, detaj ky që nuk ka ndodhur në dasmat e VIP-ave të tjerë.

Vetë Arbana pak më parë na ka zbuluar disa detaje të vogla nga ceremonia martesore, një dhuratë shumë speciale, unazën dhe një copëz nga fustani i nusërisë dhe disa pamje nga ambientet e ceremosë.