Celebrities Love & Sex Showbiz

Sa kilogramë shtoi gjatë shtatzënisë Kylie Jenner?! Miliarderja nuk e ka aspak problem ta thotë!

Pasi bëhesh nënë jeta ndryshon përgjithmonë. Gjatë gjithë shtatzënisë me Stormin, miliarderja Kylie Jenner ishte e qetë, duke mbajtur gjithçka për vete, por gjërat morën një rrjedhë tjetër pas lindjes së vogëlushes. Ylli televiziv nuk humbi kurrë një mundësi për të ndarë me ndjekësit jetën e saj si nënë.

Në muajin shkurt, miliarderja solli në jetë një djalë. Së fundmi, biznesmenia ka zbuluar se shtoi 27 kilogramë gjatë shtatzënisë së saj të dytë. Ndërsa tani, rreth 3 muaj pas lindjes, 18 kg ajo i ka hequr. Nëpërmjet një postimi në Instastory teksa shfaqet duke u stërvitur, Kylie ka shkruar se:

18 kilogramë më pak, thjesht duke u përpjekur të jem e shëndetshme dhe e duruar. Ecja/pilates është kombinimi im i preferuar.

Rikujtojmë, se Kylie dhe Travis Scott fillimisht e quajtën djalin e tyre Wolf, përpara se të kuptonin se ai emër nuk i përshtatej. Nuk dihet nëse e kanë gjetur emrin e ri për vogëlushin. Ata janë gjithashtu prindër të vajzës Stormi, 4 vjeçe. Muajin e kaluar, Kylie ylli rrëfeu se periudha pas lindjes nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

Ajo tregoi se pas lindjes së dytë ka vuajtur “mendërisht, fizikisht dhe shpirtërisht”. Anëtari më i ri i familjes Kardashian-Jenner tashmë po jeton një jetë luksoze, edhe pse është vetëm disa javësh. Jenner u dha fansave një paraqitje të shkurtër të shtatzënisë së saj në një video 10-minutëshe në YouTube të titulluar “To Our Son”.

Sjellim në vëmendje se Kylie dhe Travis ishin në një lidhje vite përpara se të lindte Stormi, por çifti u nda më vonë pa bërë bujë për kujdestarinë. Kylie zgjodhi të bashkë-prindëronte me Travis pavarësisht keqkuptimeve që kishin. Ajo e dinte se vajza e saj kishte nevojë për të dy prindërit dhe i dha përparësi lumturisë së vajzës së saj.