Celebrities Showbiz

Sam Smith ‘nuk i shpëton’ trendit të fundit, shfaqet si kukulla Ken!

Sam Smith u inspirua nga kukulla e famshme e filmit “Barbie”, Ken, dhe doli i veshur pa këmishë, vetëm me një xhaketë të stilit ‘bomber’ në ngjyrë rozë në Georgia të premten. Këngëtari 31-vjeçar dukej plot stil, në veshjen rozë dhe blu teksa i përshtatej trendit aktual botëror të filmit “Barbie”.

Ai u fotografua me xhaketën e hapur duke treguar barkun e tij me tatuazhe, ndërsa flokët i kishte lyer në ngjyrën platin.  Këngëtari i hitit “Unholy”, ka shijuar pak kohë pushimi nga orari i tij i ngjeshur në SHBA.

Sam filloi turneun e tij “Gloria” në Amerikën e Veriut, me koncertin e fundit të mbajtur në Miami më 25 korrik, ndërsa ai ka të planifikuara koncertet e radhës në Raleigh dhe Filadelfia. Rikthimi i tij në skenë erdhi dy muaj pasi këngëtari anuloi pjesën tjetër të turneut të tij në Mbretërinë e Bashkuar dhe zbuloi se ai ishte në rrezik të lëndimit të përhershëm të kordave vokale në muajin maj.

Rikujtojmë se, më herët fansat janë tronditur sërish nga veshja më e fundit e këngëtarit Sam Smith në premierën e “Barbie” në Londër. Këngëtari i “Unholy” u shfaq në tapetin rozë i veshur më një hoodie të gjerë në ngjyrë blu dhe xhinse të gjera nga koleksioni i Vetements pranverë-verë 2024. Smith i cili do të shfaqet në kolonën zanore të filmit dukej komod nga koka te këmbët, por fansat nuk mund të mos vinin re se veshja ishte një risi në stilin e këngëtarit.