Celebrities Gossip Showbiz

Scott Disick distancohet njëherë e mirë nga Kourtney?! Kjo deklaratë ngjall dyshimet…

Teksa Kourtney Kardashian dhe Travis Barker vazhdojnë të ndajnë me ndjekësit foto të romancës së tyre, ish-partneri i Kardashian dhe babai i tre fëmijëve të saj Scott Disick vazhdon të mos e presë mirë këtë fakt, sipas revistës “E!”. Duket se gjërat midis Travis dhe Kourtney po avancojnë gjithnjë e më shumë dhe kjo ka ndryshuar në mënyrë drastike marrëdhënien me Disick, deri në atë pikë sa ai nuk mund të durojë ta shohë më aq shpesh ish-partneren e tij.

Një burim pranë Scott Disick ka deklaruar se:

Scott është distancuar me të vërtetë nga Kourtney kohët e fundit. Sigurisht që ata janë ende bashkëpunues kur bëhet fjalë për fëmijët e tyre, por tani nuk po qendrojnë aq shumë së bashku, apo të bëjnë gjëra si një familje. Komunikimi i vetëm që ndodh mes tyre është lidhur me fëmijët.

Një tjetër mik i tij ka shtuar se:

Është e pakëndshme për Scott të shohë Kourtney në një marrëdhënie serioze, edhe pse ai e dinte se kjo ditë do të vinte. Ai është i lumtur që ajo është e lumtur, por padyshim që kjo ka qenë e vështirë për të. Gjërat arritën në një pikë ku familja me të vërtetë po i inkurajonte Scott dhe Kourtney t’i jepnin dhe një mundësi marrëdhënies tyre, por tashmë duket se kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë.

Rikujtojmë se pak ditë më parë Kourtney ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto shumë romantike me të dashurin e saj në një udhëtim romantik në Amangari të Utah.

Fotot e saj me Barker vijnë teksa “Keeping Up With the Kardashians” ka transmetuar episode të reja duke zbuluar se ajo dhe Disick pothuajse u kthyen së bashku kur të dy ata ishin beqarë. Disick u përpoq t’i bënte presion mbi çështjen e pajtimit mes tyre, duke i thënë Kourtney-t në fund të serisë:

Pasi të kujdesemi për fëmijët tanë, nëse shkojmë të flemë në dy dhoma të ndryshme larg njëra-tjetrës, më duket budallallëk kur dy njerëz mund të sqarojnë gjërat mes tyre. Duket sikur ne bëjmë gjithçka tjetër së bashku, por pjesën e intimitetit e lëmë për njerëzit e tjerë. Dhe pastaj këta njerëz të tjerë janë thjesht xhelozë për marrëdhënien tonë. Ata ndihen sikur e vetmja gjë që kanë është pjesa e intimitetit, jo miqësia dhe gjithçka tjetër dhe ndarja e fëmijëve në jetë. Unë të dua, kështu që është e vështirë. Ndjehem sikur gjithmonë kam menduar se do të përfundonim së bashku. Dhe tani po shkon në një pikë ku nuk jam vërtet i sigurt nëse kjo do të ndodhë më përsëri. Unë mendoj se thjesht ke gjëra të ndryshme që dëshiron të bësh me jetën tënde. Nuk ke pse e vendos tani, thjesht prit dhe disa vite.

Duket se Kourtney e ka marrë këtë gjë me sportivitet dhe në një deklaratë të mëparshme ka pohuar se përgjigjja e saj lidhur me propozimin e tij nuk do të ndryshojë, derisa veprimet e tij të ndryshojnë gjithashtu. Në familjen Kardashian dramat nuk do të mbarojnë kurrë dhe na mbetet vetëm të presim se çfarë do të ndodhë më tej me këtë lidhje të tyren kaq konfuze për sytë e publikut.