Celebrities Gossip Showbiz

Së shpejti kemi dasmë, martojmë Kety Perry-n! Këngëtarja na zbulon më shumë detaje rreth ceremonisë!

Dyshja e njohur Katy Perry dhe Orlando Bloom tre vite pas fejesës janë gati më shumë se kurrë për të shkuar drejt altarit. Së fundmi këngëtarja ka zbuluar disa detaje mbi dasmën e tyre. Perry zbuloi për “The Drew Barrymore Show” se:

Ka ende një plan, por vendndodhja është sfiduese. Më pëlqen një festë e madhe. Unë jam për festime të mëdha. Pra, shpresojmë, së shpejti.

Perry, e cila mirëpriti vajzën Daisy me aktorin në vitin 2020, shpjegoi se si ajo punonte me veten përpara se të vendoste të kishte fëmijë, në mënyrë që të bëhej versioni më i mirë.

Punova shumë me veten para se të bëhesha nënë sepse isha nervoze për disa gjëra që kisha nga e kaluara ime dhe doja t’i rregulloja. Doja të ndryshoja gjithçka dhe Orlando dhe unë ishim shumë gati për të pasur një fëmijë. Ne e kishim vendosur, nuk ishte rastësi.

Të jesh nëna e Daisy-t është puna më e mirë që artistja ka pasur ndonjëherë.

Është gjëja më e preferuar që kam bërë ndonjëherë. Puna më e mirë!

Kur bëhet fjalë për të pasur më shumë fëmijë me të fejuarin Orlando Bloom, 37-vjeçarja tha për ‘PEOPLE’ se ka shumë shpresa. Ndërsa festonte lançimin e pijes së saj të gazuar joalkoolike “De Soi”, këngëtarja tha se:

Unë jam një planifikuese. Kështu që do të shohim.

Rikujtojmë, se Bloom është gjithashtu baba i djalit Flynn, 11 vjeç, nga martesa e tij e mëparshme me Miranda Kerr. Ndërsa Perry jeton jetën e saj në sytë e publikut, ajo ka qenë në gjendje të balancojë karrierën e saj të zënë duke e mbajtur vajzën e saj larg vëmendjes falë shumë duarve ndihmuese.