Celebrities Showbiz

Sekreti i Sarës që tronditi banorët e “Big Brother VIP”: “Kam humbur fëmijën, kjo më bëri pa takt…”

Në një lojë të realizuar nga Vëllai i Madh ditën e djeshme, banorët duhet të tregonin sekretin e tyre. Një nga sekretet më të forta ishte ai i Sarës, e cila ka treguar se sekreti i saj është humbja e një fëmije. Disa nga banorët kanë aluduar se mund të jetë ajo, ndër ta edhe partneri i saj Bardhi.

Dëshira ime më e madhe në jetë ka qenë që unë të bëhem një mami. Zoti përpara gati një viti më ka lënë përgjysmë një udhëtim shumë të bukur të cilin e nisa me shumë dashuri. Unë kam humbur nje fëmijë përpara disa kohësh. Dhe ky ka qenë mësimi më i madh që unë kam marrë, sepse si proces ka qenë goxha i dhimbshëm dhe i gjatë. Shqetësohesha shumë për njerëzit e tjerë, kjo më ka bërë kërë Sarën pa takt, më arrogante tani sepse ka filluar të vendosi veten në vendin e parë.

Të ulur në oborr, Sara i ka shprehur se humbja e fëmijës e ka bërë një njeri pa takt.

Sara: Tani afër kam humbur një fëmijë. S’e di askush brenda, as jashtë. Përveç atij dhe mamit. Kur kam humbur fëmijën ka qenë pika që u bëra kjo Sara pa takt!

Bardhi: A lejohet me fol?

Sara: Po besoj e kuptove ti.

Bardhi: Po e kuptova…