Celebrities Gossip Showbiz

Selena Gomez dhe Chris Evans çifti më i ri i showbiz-it?!

Të gjithë mund t’i mbajmë mend shakatë mes Lizzo-s dhe aktorit Chris Evans ku gati i bënë të gjithë ndjekësit në rrjete sociale të besojnë se ata vërtetë po flirtojnë me njëri-tjetrin. E gjitha nisi me një mesazh që këngëtarja i nisi aktorit kur ishte e dehur. Edhe pse nuk e dimë se çfarë shkruhej në të, Lizzo ka shprehur se ishte paksa ‘turpëruese’. Gjithsesi dimë përgjigjen e Evans, i cili e mori këtë me shumë sportivitet. Madje këngëtarjapostoi dhe një video në “TikTok” duke thënë se ka mbetur shtatzënë me fëmijën e Chris.

Së fundmi, fansat nëpër rrjete sociale kanë dalë në një përfundim të çuditshëm. Ata mendojnë se Selena Gomez dhe Chris Evans mund të jenë çift. Arsyeja për këtë është bërë sepse Chris ka nisur ta ndjekë në Instagram këngëtaren. Ndërkohë që shumë prej jush mund të mendojnë se deri këtu nuk ka asgjë që bie në sy, Evans ndjek vetëm 162 njerëz, e një prej tyre është Selena.

Nga ana tjetër, këngëtarja nuk e ndjek Chris. Gjithashtu, në vitin 2015, kur Selena u pyet për pëlqimin e saj të parë, u përgjigj:

Kam një lloj pëlqimi për Chris Evans. A nuk është i lezetshëm? Ai ose do më donte shumë, ose do më urrente.

Yjet i ‘çmendën’ fansat pasi u panë së bashku në Los Angeles. Thuhet se dyshja u fotografuan duke lënë të njëjtën studio më 1 Tetor. Në të njëjtën ditë, ata gjithashtu u panë në të njëjtin restorant. Megjithatë, pavarësisht se fansave i pëlqeu kjo ide që ta shihte dyshen si një çift të vërtetë, asgjë nuk është e sigurt. Ndoshta ata mund të jenë duke bashkëpunuar për ndonjë projekt, ose ndoshta fansat mund të kenë të drejtë kur mendojnë se ata mund të jenë çifti më i ri i showbiz-it.