Gossip Showbiz

Selena Gomez flet për problemet me shëndetin mendor: “Bota duhet ta dijë se…”

Këngëtarja e njohur, Selena Gomez së fundmi ka ndërmarrë një iniciativë të re për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë të rinjve që vuajnë nga problemet me shëndetin mendor. Përmes një postimi në Instagram këngëtarja ka shpjeguar më shumë në lidhje me këtë fushatë:

Kjo fushatë është shumë afër zemrës sime, për shkak të problemve të mia me shëndetin mendor. Unë e di vetë shumë mirë se sa e frikshme është që të përballesh me ankthin dhe depresionin vetëm në një moshë të re. Nëse do të kisha mësuar më shumë për shëndetin mendor që në fillim, nëse do të më kishin mësuar në shkollë për kushtet e mia njësoj siç më mësonin për lëndët e tjera, rrugëtimi im do të kishte qenë shumë më ndryshe. Bota duhet ta dijë se shëndeti mendor ka shumë rëndësi. Është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik dhe do të doja që të gjithë të ishim të vetëdijshëm për këtë gjë, jo vetëm me fjalë por edhe me vepra. Për të gjithë ata që ndjehen keq, shpresoj që ta dini se nuk jeni vetëm. Mbështetja dhe edukimi për shëndetin mendor më ka ndryshuar jetën dhe mund të ndryshojë edhe të tuajën.

Rikujtojmë, se artistja është rrëfyer edhe për të shkuarën e saj, problemet financiare të familjes e shumë detaje të tjera. Ylli i muzikës pop, ka treguar gjithashtu se sa e vështirë është të hysh në një marrëdhënie të qëndrueshme që pas ndarjes nga Justin Bieber tri vite më parë.