Celebrities Food & Drink Lajmet e fundit Showbiz

Selena Gomez një kuzhiniere e suksesshme tanimë, këngëtarja njofton sezonin e katërt të emisionit të saj!

Një sezon i kartërt pritet të vijë së shpejti nga emisioni i kuzhinës së Selena Gomez, ‘Selena + Chef’. Lajmi për programin e këngëtares 29-vjeçare u raportua fillimisht të mërkurën, kur u zbulua se seria e re e episodeve do të jepet premierë në ‘HBO Max’ vitin e ardhshëm. Programi fillimisht u shfaq premierë gushtin e kaluar dhe ka qenë një hit që nga fillimi i tij.

Gomez lëshoi një deklaratë në lidhje me sezonin e ardhshëm të programit të saj dhe u shpreh përmes ‘Deadline’ se mezi priste të mësonte më shumë këshilla dhe truket në kuzhinë.

Mezi pres një tjetër sezon e të jem në kuzhinë me disa nga kuzhinierët më të mirë në botë. Shpresoj që aftësitë e mia të jenë përmirësuar.

Këngëtarja u shpreh gjithashtu e emocionuar për aspektet humane të emisionit të saj.

Më e rëndësishmja, ne kemi qenë në gjendje të mbledhim para për organizata të jashtëzakonshme bamirësie.

Zëvendës/Presidentja Ekzekutive e ‘HBO Max’ për Programet Familjare ‘Jo-Fiction’ dhe ‘Live-Action’, Jennifer O’Connell, gjithashtu lëshoi një deklaratë në lidhje me programin, i cila do të zhvillohet në një shtëpi plazhi gjatë serialit të ri të episodeve.

Ne jemi të emocionuar për të vazhduar këtë ‘serial të shijshëm’ për sezonin e katërt dhe akoma më të emocionuar për ta çuar atë në një mjedis të ri.

Rikujtojmë, se së fundmi Selena ka folur përsëri lidhur me problemet e saj personale. Bukuroshja ka treguar se si fakti që ka qenë në qendër të vëmendjes, ka ndikuar në shëndetin e saj mendor. Në një intervistë të fundit, këngëtarja diskutoi mbi bukurinë dhe shëndetin mendor si dhe zbuloi se ndjeu një presion të jashtëzakonshëm për të qenë një shembull i mirë.

Kishte një presion të madh që po më ushtrohej duke u rritur dhe ndjeva se duhej të isha një model i mirë për të tjerët. Dhe më pas u ndjeva se ndoshta ishte thjesht joreale dhe jeta ime u bë shumë publike shumë shpejt. Nuk e dija që po kaloja rrugëtimin tim me shëndetin mendor në atë kohë. Ishte vërtet konfuze të rritesh dhe sapo njerëzit krijuan këtë tregim të jetës sime, kuptova se nuk mund të hesht më. Duhet të adresoj vetëm atë që duhet adresuar dhe kjo jam unë duke treguar historinë time, që patjetër që po kaloja një kohë të vështirë.