Celebrities Gossip Showbiz

Sendet personale të Amy Winehouse tanimë në ankand!

Ajo ishte një nga këngëtaret më të talentuara dhe më të vlerësuara të kohës së saj. Amy Winehouse përveç se si këngëtare, ishte dhe një tekstshkruese shumë e mirë. Së fundmi, 800 sende personale të artistes së ndjerë, kanë dalë në ankand.

Shumica e veshjeve të artistes legjendare kanë një çmim prej 2,000 deri në 4,000 dollarë. Drejtori ekzekutiv i ankadeve të ‘Julien’, Martin Nolan ka treguar për mediat se prindërit e Amy-t mendojnë se ka ardhur koha që të dalin në shitje të gjitha sendet e saj personale.

Ata e dinë që këto artikuj do të shkonin te fansat dhe koleksionistët, muzetë dhe investitorët në të gjithë botën që do të vazhdojnë t’i vlerësojnë, t’i shijojnë, t’i shfaqin ato.

Rripat, parfumet, këpucët dhe kitara fillojnë nga 50 deri në 100 dollarë. Sipas “The Sun”, mini-fustani me simbole, me një ngjyrë jeshile dhe të zezë i kombinuar me detaje të luleve si dhe çanta Moschino kushtojnë nga 15,000 deri në 20,000 dollarë.

Ndërkaq, Amy Winehouse thuhet se ditët e fundit të jetës së saj i kaloi në mjerim. Të paktën kështu ka treguar Ian Halperin në librin e tij të ri “27 Heaven”. Teksa citonte një mikun e këngëtares së ndjerë, ai shkruante se ikona e muzikës ndihej e trishtuar para se të ndërronte jetë.

Rikujtojmë gjithashtu se babai i Amy Winehouse, ka shokuar fansat me deklaratën e tij. Mitch Winehouse ka zbuluar se shpirti i të bijës e ka vizituar 3 vite më parë. Teksa ka folur mbi vdekjen e këngëtares, Mitch ka treguar se vazhdon ta ndiejë ende prezencën e saj rrotull vetes. Gjithashtu është bërë publike dëshira më e madhe e këngëtares para se të ndahej përgjithmonë nga jeta. Amy dëshironte që të mund të kishte fëmijë.