Bota Celebrities Film & Tv Lajmet e fundit

Sërish probleme për aktorin francez, Depardieu ndalohet nga policia!

Policia franceze ka ndaluar për të marrë në pyetje aktorin e njohur, Gerard Depardieu, pas akuzave për sulme seksuale të ngritura nga dy gra.

Aktori 75-vjeçar, i cili ka marrë pjesë në më shumë se 200 filma dhe seri televizive, u akuzua për përdhunim në vitin 2020.

Ai u detyrua të ndalonte karrierën e tij vjeshtën e kaluar pasi ngritjes së akuzave për ngacmime seksuale.

Depardieu tashmë përballet me një akuzë përdhunimi, si dhe pretendime për ngacmime nga disa gra, akua të cilat i ka mohuar të gjitha.

“Kurrë nuk kam abuzuar me një grua,” deklaroi Depardieu për gazetën Le Figaro në tetor.

Pas nisjes së procesit gjyqësor u hoq menjëherë skulptura e tij prej dylli nga muzeu i punimeve të dyllit ‘Musee Grevin’ në Paris.

Gjithashtu rajoni frankofon i Quebec në Kanada i hoqi atij titullin e nderit më të lartë.

Rasti i Depardieu ka shkaktuar një ndarje të madhe në kinemanë franceze dhe gjerë në shoqëri, me disa që mbrojnë atë dhe të tjerë që mbështesin akuzat kundrejt tij.

Më herët ankesa për sulm seksual nga aktorja Hélène Darras u hodh poshtë nga një gjykatë franceze. Depardieu është ende duke luftuar një akuzë të veçantë për përdhunim dhe dhjetëra akuza për sulm.

Akuzat u ngritën nga aktorja Hélène Darras shtatorin e kaluar dhe janë të lidhura me një incident që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2007, kur Darras dhe Depardieu po xhironin filmin Disco. Por Darras Hélène Darras është vetëm një nga 13 gratë që akuzuan Depardieu për sjellje të pahijshme seksuale në një histori investigative që u botua në prill 2023.