Celebrities Gossip Showbiz

“S’është e lehtë, por kemi nevojë…”/ Genc Fuga i sëmurë në spital, e shoqja Eni Jani thirrje miqve!

Aktori i dashur për publikun, Genc Fuga i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të një goditje në tru. Menjëherë, bashkëshortja e tij, aktorja e njohur Eni Jani ka kërkuar ndihmë, pasi operacioni kushtonte 19 mijë euro.

Genci po kalon një periudhë të vështirë. Ka pësuar një goditje në tru dhe në këto momente po kryen ndërhyrje në Spitalin Amerikan do i lutesha të gjithë punojësve të Rtsh nëse munden dhe kush mundet të ofroj një kontribut prej 200 lekë të reja për të patur mundësin të kem shumën 19 mijë euro të operacionit.
Ndjesë dhe konsideratë….

Vetëm pak orë pas apelit për ndihmë, të shumta kanë qenë reagimet e qytetarëve duke bërë që shuma të sigurohej. Eni Jani ka felenderuar të gjithë për mbështetjen dhe kontributin.

Falënderoj me zemër se pari ekipin e spitalit për përkushtimin dhe profesionalizmin. Falënderoj çdo njërin nga ju për suportin dhe mbështetjen, për çdo fjale dhe kontribut. Shuma u sigurua! Faleminderit nga zemra përsëri!