Bota Tech

Sfida e re në TikTok shqetëson autoritetet në SHBA dhe Britani, adoleshentët hyjnë në shtëpitë e të panjohurve!

Një trend i ri në TikTok ka nisur të shqetësojë autoritetet në SHBA dhe Britani, pasi adoleshentët kanë nisur një lojë të re, e cila mund të jetë shumë e rrezikshme. Sfida e re fton të rinjtë të hyjnë në shtëpitë e të panjohurve dhe t’i filmojnë ata për të parë reagimet e tyre. Policia ka nisur një hetim të menjëhershëm në lidhje me këto incidente, teksa disa përdorues të TikTok kanë fshirë menjëherë llogaritë e tyre pas lëvizjes së autoriteteve.

Në një nga videot e postuara online shihet një grup të rinjsh që hyjnë në një shtëpi në Londër, teksa e zonja e shtëpisë i pyet se çfarë po bëjnë. Duke parë se të rinjtë nuk ndalen, ajo thërret për ndihmë personin tjetër që ndodhej brenda shtëpisë. Policia e Londrës tha në një deklaratë se ishte në dijeni të videove në mediat sociale, por nuk kishte marrë një ankesë zyrtare.

Gjithashtu, u bëri thirrje qytetarëve që të japin informacion që mund të ndihmojë hetimin e tyre për të identifikuar grupin e të rinjve. Rikujtojmë, se nga paralajmërimet në veprime konkrete, Montana bëhet i pari shtet amerikan që zyrtarisht ndalon aplikacionin kinez të videove të shkurtra, TikTok. Guvernatori i Montanas, Greg Gianforte, firmosi dokumentin që kthehet në ligj të detyrueshëm për t’u zbatuar. 

TikTok duket se është për momentin rivali më i fortë i META në rang global, që po rritet me ritme të frikshme sa i takon numrit të përdoruesve. Po ashtu edhe Google raportoi rezultate të kënaqshme, me shitjet digjitale shumë më lart nga sa pritej e me rritje të kërkesës për shërbime në I-Cloud.