Celebrities Gossip Showbiz

Shakira merr pjesë me fëmijët e saj në një festë Halloween-i por krijon ‘trazira’!

Shakira ka qenë në qendër të vëmendjes në lajmet e ditëve të fundit pasi kënga e saj me Ozunën, ‘Monotonia’, ka qenë numër një në shumë vende. Jeta profesionale për kolumbianen duket se po ecën pa probleme, megjithatë jeta e saj personale vazhdon të gjenerojë shumë tituj çdo ditë. Tani, Shakira është përfshirë në një tjetër episod. Në një reportazh të programit ‘Socialite’ të Telecinco, këngëtarja është akuzuar për sjellje të pahijshme në një festë të Halloween-it.

https://twitter.com/Shakifan_Mexico/status/1586142584346484742?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1586142584346484742%7Ctwgr%5E64a148e57b0412ec17550031e8de7d191ceea9d7%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Fen%2Flifestyle%2Fcelebrities%2F2022%2F10%2F29%2F635d760122601d82298b4579.html

Mesa duket, sipas këtij publikimi, Shakira së bashku me dy fëmijët e saj kanë arritur të hyjnë në një festë të Halloween në qytetin e Barcelonës, duke anashkaluar radhën që shumë fëmijë kishin krijuar para hyrjes. Kjo nuk shkoi aspak mirë, pasi shumë ishin të zemëruar për situatën.

Nga ana tjetër premiera e kësaj kënge u zhvillua më 20 tetor në të gjitha platformat dhe vazhdon të jetë numri një në trendet në YouTube që nga publikimi i saj. Është kënga e parë që artistja publikoi pasi bëri publike ndarjen nga Gerard Pique. Është hit-i më i madh spanjoll i vitit 2022, debutimi më i madh solo femëror në YouTube dhe debutimi më i madh në karrierën e Shakirës.

Nga ana tjetër ia vlen të theksojmë sa i përket festës së Halloween-it, këngëtarja e njohur ka postuar në rrjetet sociale të premten një foto të një gruaje, kostumi i Halloween-it të së cilës është frymëzuar nga pamja e saj në videoklipin “Monotonia”. Në vetëm një ditë, kënga e re e Shakirës u bë debutimi më i madh në gjuhën spanjolle në YouTube, me 20 milionë shikime në vetëm 24 orë. Shakira përmes llogarisë së saj në Twitter ka shkruar:

Vetëm ju djema, magjia juaj e ka bërë këtë një debutim spektakolar!