Celebrities Gossip Showbiz

Shakira shtatzënë për herë të tretë?! Lajmi që po bën xhiron e rrjetit!

Shakira dhe Lewis Hamilton kanë qenë në qendër të vëmendjes sa herë që kanë qëndruar bashkë. Së fundmi ata janë parë në disa takime dhe ndonëse janë munduar ta mbajnë sa më private, nuk kanë kaluar pa u vënë re. Shakira dhe Lewis Hamilton janë dy nga ikonat më përfaqësuese të fushave të tyre përkatëse dhe profili i tyre i lartë tërheq gjithmonë vëmendjen e njerëzve, aq më tepër kur përfshihet ndonjë dramë. Ka pasur spekulime se ata janë duke u takuar. Një burim i brendshëm pranoi për People se:

Ata po kalojnë kohë së bashku dhe janë në fazën “njohje dhe flirt”.

Së fundmi prashikuesja Mhoni Vidente ka deklaruar në një emision se ylli i muzikës latine, Shakira mund të bëhet sërish nënë. Parashikimi ka rënë si bombë në rrjetet sociale dhe të gjithë kanë filluar aludimet se babi mund të jetë piloti Luis Hamilton.

“Njëra që do të bëhet nënë këtë vit është Shakira. Babai është sportist ose dikush që ka qenë i shoqëruar me të”,- theksoi parashikuesja teksa më tej “parashikoi” dhe gjininë e fëmijës, teksa tha se këngëtarja kërkon të ketë një vajzë.

Rikujtojmë, se Shakira dhe Piqué, me të cilin ajo ka dy fëmijë, Sasha dhe Milan, u ndanë pasi ylli i futbollit e tradhtoi me të dashurën e tij aktuale Clara Chia Marti. Këngëtarja e “Waka Waka” u “shkatërrua kur mësoi se ajo kalonte kohë në shtëpinë që ata ndanin me fëmijët e tyre.