Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Shakira dhe Lewis Hamilton: A janë ata një çift, miq të thjeshtë apo…

Shakira dhe Lewis Hamilton kanë qenë në qendër të vëmendjes sa herë që kan qëndruar bashkë. Së fundmi ata janë parë në disa takime dhe ndonëse janë munduar ta mbajnë sa më private, ato nuk kanë kaluar pa u vënë re. Shakira dhe Lewis Hamilton janë dy nga ikonat më përfaqësuese të fushave të tyre përkatëse dhe profili i tyre i lartë tërheq gjithmonë vëmendjen e njerëzve, aq më tepër kur përfshihet ndonjë dramë.

Ka pasur spekulime se ata janë duke u takuar, një burim i brendshëm pranoi për People se:

Ata po kalojnë kohë së bashku dhe në fazën “njohje dhe flirt”.

Pas kësaj ata kanë lënë të kuptohet se kanë qenë bashkë në një jaht, ndërsa janë parë edhe duke darkuar bashkë në vende të ndryshme. Hera e parë që ngjalli interes jo vetëm tek fansat e tyre ishte kur ata filluan të shoqëroheshin në Gran Prix të Barcelonës, ku Lewis Hamilton përfundoi në vendin e dytë.

Pas ndeshjes ata janë parë duke darkuar së bashku falë një postimi në Instagram të Mustafa Poetit. Në foto, Lewis Hamilton kishte krahun e tij në belin e Shakirës. Asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar e as mohuar lidhjen e tyre, megjithatë, kur Shakira foli për gazetën meksikane Milenio, ajo pohoi se po rizbulonte veten në një lloj mënyre dhe gjithashtu donte ta gjente atë.

Në këtë moment situata e saj me ish-partnerin Pique vazhdon të jetë shumë e tensionuar dhe ata po bëjnë gjithçka që të ‘godasin’ njëri-tjetrin, ku Shakira duket se ka marrë vendimin të hakmerret ndaj tij shumë keq. Nga ana tjetër Lewis Hamilton gjithashtu kishte një lidhje me këngëtaren Nicole Scherzinger e cila përfundoi në vitin 2015.

Është e kuptueshme që spekulimet për lidhjen e tyre janë të shumta në këtë moment pasi që të dy janë vazhdimisht para kamerës, Lewis Hamilton ka qenë konkurrues në F1 duke përfaqësuar Mercedez Benz ndërsa Shakira nuk ka ndaluar së punuari në fushën e muzikës ku mesa duket pas ndarjes ka gjetur një frymëzim dhe ka krijuar hite me miliona klikime.