Celebrities Showbiz

Sharon Stone rrezikon vendin e punës prej vaksinës së COVID-19?!

Sharon Stone pretendon se po kërcënohet me punën e saj pasi bëri kërkesë që të gjithë ata që punojnë në një set me të, të jenë të vaksinuar kundër COVID-19.

Ylli i ‘Basic Instinct’ dëshironte që të gjithë ata që punojnë me të, të vaksinoheshin kundër virusit, ndërsa ajo përgatitet të shkojë në Atlanta për të filmuar një seri të re televizive së shpejti.

Në një video të bërë për ‘Deadline’, Sharon ka shprehur se i është ofruar një punë shumë e mirë, që ajo me të vërtetë ka dëshirë ta bëjë, në Atlantë. Ajo është shumë e revoltuar prej ngjarjeve të ndodhura dhe faktin se e kërcënojnë me punën e saj.

Nuk do ta garantojnë që të gjithë në shfaqjen tonë të jenë të vaksinuar. A do të shkoj në punë para se të vaksinohen të gjithë në emisionin tim? Jo. Jo, nuk do të shkoj.
A po më kërcënojnë se do të humbas punën? Po.

Stone u shpreh se rrezikon të humbasë vendin e punës pasi jo i gjithë stafi është i vaksinuar dhe diçka e tillë nuk i duket normale. Një kërkesë vaksinimi nga ajo duket se nuk është pranuar. I duket goxha qesharak fakti se i duhet të punojë në një vend që nuk është e sigurt.

Aktorja zbuloi se ka humbur sigurimet e saj pas 43 vite në biznes, kjo prej shkak të virusit.

Nuk mendoj se kjo është e arsyeshme për secilin prej nesh kur po kalojmë një pandemi globale, për të humbur dekadat e sigurimit tonë ose për të humbur të gjitha gjërat që na duhen kur përpiqemi të vendosim ushqim në tryezë.