Celebrities

Shenjtore apo mëkatare? Dokumentari britanik zbulon aspektet e errëta të kryemurgeshës katolike Nënë Tereza

Ajo ishte e aftë të “ndalonte luftëra”, të miqësohej me presidentë apo të ndërtonte një rrjet global jetimoresh dhe të lironte të burgosur të sëmurë nga burgu.

Por mediat britanike shkruajnë se zërat po shtohen gjithnjë e më shumë se Nënë Tereza ka fshehur abuzimet më të rënda të Kishës Katolike, pasi dukej çuditërisht “e tërhequr” nga dhimbja e varfëria, në vend të dhënies së ndihmës për t’iu larguar asaj, shkruan rrjeti më i lexuar në Britani, ‘Daily Mail’.

Pretendimet bëhen në një dokumentar me tre pjesë të rrjetit ‘Sky’ ku intervistohen miqtëe ngushte dhe kritikët më të ashpër të një prej grave më të famshme të historisë.

E lindur me emrin Agnes Gonxha Bojaxhiu në Shkup në 1910, babai i Nënë Terezës vdiq kur ajo ishte tetë vjeçe, duke lënë familjen në varfëri. Kështu që ajo gjeti qetësi te Kisha dhe në moshën 12 vjeçare u bë murgeshë.

Daily Mail shkruan se në moshën 18 vjeçar ajo ishte në Dublin të Irlandës me Urdhrin e Motrave Katolike Loreto, dhe një vit më vonë u vendos në Kalkuta të Indisë për t’u bërë mësuese.

Duke parë mjerimin e vdekjen e shkaktuar nga kriza e urise në zonën e Bengal në 1943 – kur qindra të vdekur shtriheshin rrugëve, Tereza pretendonte se Jezusi i kishte folur kur ishte në tren, duke i dhënë udhëzime të reja.

“Duket të lija manastirin për të ndihmuar të varfrit”, shkruante ajo më vonë. “Ishte një urdhër, po të mos e bëja do të kisha shkelur besimin”.

Kisha i dha asaj autorizimin për krijimin e urdhrit dhe murgesha hapi qendrën për njerëzit me lebrozë.

Zyrtari vendas që do të bëhej mik i saj, Navin Chawla, e ndihmoi të takohet me kryebashkiakun, i cili u mallëngjye prej saj dhe i dha dyfishin e tokës që ajo kërkonte.

“Kishte intuitën e një fshatari këmbëngulës”, kujton Navin. “Ishte shumë e fokusuar, të bënte për vete”.

Dhe vërtet brenda disa javësh ajo u kthye cuditerisht në një celebritet boteror që rrethohej nga mediat e paratë e donacioneve, dhe në vitin 1979 fitoi çmimin Nobel.

Por a ishte gjithçka siç dukej?

Dokumentari tregon sesi doktori britanik Jack Preger që punonte me murgeshën e famshme u shokua nga ajo që pa ne jetimoret. “Murgeshat nuk kujdeseshin si duhet për të sëmurët”, thotë ai.

“Gjilpërat përdoreshin disa herë pa u sterilizuar. Një gruaje me të djegura i refuzonin dhenien e qetësuesve. Unë u detyrova të sillja disa fshehurazi për të”, thotë doktori në dokumentar.

Ai vazhdon më tej: “Ata kishin të gjithë paratë e mundshme për të ngritur një spital të denjë, por asnjëherë nuk e bënë këtë. Ajo që murgeshat thonin ishte ‘Do të lutemi për lehtësimin e dhimbjes pa u dhënë trajtim’”.

“Prandaj vuajtja e dhimbja nuk ishte vetëm një efekt anësor i punës së saj, por një pjesë integrale. Murgeshat urdhëroheshin të godisnin veten me kamzhikë e të mbanin zinxhirë në duar”, shton ai.

Mary Johnson, e cila ka punuar për Nënë Terezën për 20 vjet thotë se “besimi i saj ishte i lidhur me Jezusin e kryqëzuar”, prandaj ndoshta kushdo që kishte të bënte me të duhet të vuante si Ai.

“Ai dha jetën e tij në dhimbje dhe kjo ishte vlera më e madhe. Idea ishte se dhimbja e vuajtja duhet të ribëjë botën”.

Por a justifikonte kjo idenë e kujdesit për të sëmurët, që murgesha e lartë kishte marrë përsipër me qendrat e kujdesit dhe jetimoret e saj?

Në vitet 1980-të profili i saj ishte akoma më i lartë dhe Nënë Tereza shkoi të kërkonte armëpushimin në konfliktin ne Beirut, për të shpëtuar disa jetimë, dhe mrekullisht kjo ndodhi.

Tre vjet më vonë ajo liroi disa të burgosur në New York të sëmurë me AIDS, dhe prej kësaj kohe, çdo vit të paktën 100 milionë dollarë donacione hynin në organizatën e saj, por të gjitha paguheshin në Bankën e Vatikanit.

Mary Johnson shton: “Ajo besonte se është mirë të jesh i varfër, meqënëse Jezusi ishte i varfër, por kjo është skizofrenike”.

Në dekadën e fundit të jetës së saj Nënë Tereza ishte e sëmurë por Kisha i kërkonte vazhdimisht ndihmë për ta shpëtuar nga skandali në rritje i pedofilisë dhe abuzimeve seksuale të priftërinjve, dhe Tereza iu përgjigj thirrjes.

“Ata e dërgonin atë në qytetet ku kishin ndodhur skandalet dhe ajo tregonte një histori tjetër, ajo ndryshonte historinë”, shton më tej Mary.

Por sa dinte ajo në të vërtetë? Kjo nuk dihet me saktësi por pas akuzave ndaj një prej priftërinjve të dyshuar për abuzime, Reverend Donald McGuire, ajo i shkroi autoriteteve duke insistuar se kishte “besim dhe mbështetje” te ai.

Dhe kjo e la te lire priftin pedofil të abuzonte me qindra jetimë edhe për një dekadë tjetër.

Më pas përfshirja e saj në skandal u bë të heshtë nga mediat, por të tjera lidhje të dyshimta e akuza ndaj saj kanë marrë zë gjatë viteve.

Prandaj artikulli i Daily Mail mbyllet me pyetjen: “A ishte ajo një shenjtore apo mëkatare … apo pak nga të dyja?”