Aktualitet

Pallati ende në flakë, shefi i zjarrfikëses: Ende nuk e dimë shkakun, bilanci do bëhet kur të shuhet zjarri

Një zjarr i madh ka përfshirë një pallat në një kompleks banimi pranë QSUT në Tiranë.

Flakët, që nisën në fasadën e pallatit, përpinë gjysmën e tij, përfshirë dhe shumë banesa.

Prej më shumë se dy orësh, zjarrfikësit kanë qenë në luftë me flakët, ndërsa raportohet se tre prej tyre janë dërguar në urgjencën e QSUT.

Gjithashtu mësohet se edhe katër qytetarë janë dërguar në urgjencë me shenja asfiksimi.

“Do ju bëjmë me dije bilancin kur të shuhen flakët. Janë paraqitur punonjësit e zjarrfikëses, kanë djegie të vogla dhe nuk kanë probleme të rënda. Banesat janë ende në pushtetin e zjarrit. Është akoma shpejt për të folur për vatrën e zjarrit, po marrim të gjitha kamerat e sigurisë, të gjithë personat do pyeten”, u shpreh shefi i zjarrfikëses.

Lajmi në përditësim…