Celebrities Gossip Showbiz

Shfaqet pas më shumë se 1 viti ylli i Hollivudit Jack Nicholson, miqtë menduan do të vdiste vetëm!

Së fundmi, Jack Nicholson është parë për herë të parë pas 18 muajsh, duke qëndruar në ballkonin e kompleksit të tij Mullholland Drive në Beverly Hills. Pas raportimeve të shumta të miqve të yllit të Hollivudit dhe shqetësimeve të tyre se ai do të vdiste vetëm, njësoj si legjenda e ekranit, Marlon Brando, ai u shfaq me një pamje të çrregullt.

“Daily Mail” ka publikuar disa fotografi të 85-vjeçarit, duke shijuar ajrin e pastër të mëngjesit me pamje nga liqeni Franklin Canyon. Ai kishte veshur një bluzë ngjyrë portokalli dhe pantallona sportive të gjera, ndërsa ishte mbështetur në ballkon.

Dalja e fundit e yllit hollivudian, tri herë fitues i Oscarit, daton në tetor 2021 kur ai shoqëroi djalin e tij 30-vjeçar Ray, në një lojë basketbolli. Nicholson është padyshim beqari më i famshëm i La La Land. Romanca e tij më e famshme me Angelica Houston përfundoi gati 25 vjet më parë. Sa i përket filmit të fundit të Nicholson-it duhet të ktheheni më shumë se dhjetë vjet mbrapa.

Është komedia romantike e vitit 2011 “How Do You Know”, përballë Reese Witherspoon, Paul Rudd dhe Owen Wilson. Në vitin 2013 aktori kishte ndaluar së pranuari skenarë dhe role, duke u tërhequr efektivisht nga skena. “Probleme me kujtesën. Ai nuk i kujton më frazat e tij”, thanë burimet për RadarOnline. Edhe pse kishte vetëm një grua, aktoren Sandra Knight me të cilën u takua në xhirimet e “The Wax Virgin” dhe me të cilën kishte vajzën e tij Jennifer, Nicholson ka pasur shumë lidhje të rëndësishme në jetën e tij.