Reshjet e fundit të shiut kanë zgjeruar sipërfaqen e përmbytur në Shkodër. Tashmë janë 1 mijë 400 hektarë nën ujë e ka prani të ujërave në 15 banesa. Rruga e Obotit kalohet me mjete të larta të ushtrisë, ndërsa Shirq-Darragjat nuk është e kalueshme.
Njoftimi i plotë:
Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 23.01.2023 paraqitet si me poshte:
Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 5.85 ka renie me 45 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 7.50 m )
Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.40 m ka renie prej 10 cm me oren 18.00 te dates 22.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).
Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1400 Ha, e rritur me 60 Ha me oren 18.00 te dates 22.01.2023
Njesia Administrative Ana e Malit 1300 Ha e permbytur.
Rruga e Obotit ka prezence uji 65 cm, ka renie me 15cm me oren 18.00 e dates 22.01.2023
Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit.
Ka prezence uji ne oborre ne 15 banesa te fshatit Obot, nga 30 banesa qe ishin ne oren 18.00 te dates 22.01.2023
Ne rrugen e Obotit po operojne dy mjete te kalueshmerise se larte se bashku me 7 forca te ushtrise.
Njesia Administrative Dajç 100 Ha toke bujqesore .
Ne vendin e quajtur Urrelat e Shirqit, rruga Shirq-Darragjat ka prezence uji ne rruge 30 cm, per momentin rruga eshte e pakalueshme me mjete, ka renie te nivelit prej 40 cm.
Grupet e EC te Bashkise Shkoder jane ne monitorim te vazhdueshem te situates.
Moti do të vijojë të përkeqësohet, ndërsa Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informon se në qarqet Kukës, Shkodër, Dibër, Korçë e Gjirokastër do të ketë reshje bore. Qytetarëve iu bëhet thirrje të shmangin lëvizjet në zonat malore për arsye turizmi. Temperaturat minimale do të shkojnë në -3 gradë e moti pritet të përmirësohet pas 24 janarit.