Aktualitet

Dardha zbardhet nga dëbora!

Në Dardhë të Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës, edhe pse jemi në mes të muajit mars. Mëngjesin e sotëm, aksi rrugor Boboshticë-Dardhë është mbuluar nga një shtresë e lehtë bore.

Reshjet kanë qenë të izoluara kryesisht në këtë zonë, ndërsa në terren kanë ndërhyrë ekipet për pastrimin e rrugës dhe kriposjen, për të siguruar qarkullimin normal të automjeteve.