Aktualitet

Rikthehet murtaja e bagëtive, zbulohet vatra e re në Dajç të Shkodës!

Vatra e tretë e murtajës së ruminantëve të vegjël është shfaqur sërish në vendin tonë, duke prekur sektorin e blegtorisë.

Sëmundja, e cila është e rrezikshme për bagëtitë e imta dhe shkakton ngordhjen e tyre, është evidentuar në zonën e Dajç të Shkodër. Si pasojë e vatrës së re, autoritetet kanë eliminuar 20 krerë dele për të shmangur përhapjen e mëtejshme të infeksionit.

Sipas të dhënave të raportuara, gjatë vitit 2025 kjo sëmundje ka qenë prezente në disa rajone të vendit, duke sjellë eliminimin e rreth 2,200 krerëve të bagëtive në total.

Vetëm pak ditë më parë, qeveria ka vendosur të miratojë dëmshpërblimin për fermerët që janë prekur nga humbjet e shkaktuara prej kësaj sëmundjeje, në përpjekje për të zbutur pasojat ekonomike në sektorin e blegtorisë.