Celebrities Gossip Showbiz

Shitet për çmimin marramendës trikoja e famshme e kuqe e Princeshë Diana-s!

Trikoja e famshme e kuqe me qingja të bardhë, e veshur nga Princesha Diana në vitin 1981, menjëherë pas fejesës së saj me Princin Charles, u shit për 1.1 milion dollarë pas një “beteje” të ashpër të ofertave përmes internetit.

Oferta e blerësit, duke përfshirë taksat dhe komisionin, është dhjetë herë më shumë se vlerësimi fillestar i Sotheby’s. Shtëpia e ankandit vlerësoi se do të kapte midis 50,000 dhe 80,000 dollarë. Ankandi nisi më 31 gusht. Rikujtojmë se së fundmi është publikuar një audio e re e Princeshës Diana teksa tregon sesi Mbreti Charles III, ishte i zhgënjyer që ata kishin një djalë, jo një vajzë, kur lindi Princi Harry. Princesha e ndjerë regjistroi një seri kasetash audio në vitet 1990 dhe ia dorëzoi në fshehtësi biografit të saj, Andrew Morton para vdekjes në një aksident me makinë në 1997.