Bota

Shpërthimi i vullkanit në “Karaibe” e kthen vendin në shkretëtirë!

Shpërthimi i vullkanit “La Soufriere” në Karaibe, ka shkaktuar dëme të shumta. Kur kanë kaluar tre javë nga shpërthimi i saj, dëmet llogariten të paimagjinueshme.

1/3 e tokave bujqësorë në vend është zhdukur, ndërsa rreth 15% e popullsisë, mbetet ende në izolim në shtëpi nga gjendja e jashtëzakonshme të shpallur nga qeveria.

 

Autoritetet vlerësuan se ishulli mund të humbasë deri në gjysmën e buxhetit të saj për rikuperimin e dëmeve pa marrë parasysh këtu edhe dëmin ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Vullkan i ishullit Shën Vincent në Karaibe, shpërtheu në 9 prill duke bërë që mijëra banorë të largoheshin duke vrapuar për jetën e tyre. Rreth 16,000 rezidentë të zonës së shpallur tashmë “të kuqe” janë evakuar kur mali ‘La Soufriere’ nisi të villte avull e tym.

Herën e fundit ky vullkan shpërtheu në 1979, ndërsa një shpërthim vrasës më të hershëm në 1902 gjetën vdekjen 1600.