Celebrities Gossip Showbiz

“Shpresoj që martesa juaj të mos jetë një fatëkeqësi si ajo e imja…”/Miley Cyrus habit me deklaratën e saj!

E besoni apo jo Miley Cyrus  së fundmi është shprehur se martesa me Liam Hemsworth ishte ‘një fatkeqësi’ pasi ajo ndihmoi një çift të fejohet në Lollapalooza të Brazilit. Krijuesja e hitit “Midnight Sky” mori pjesë festivalin në Sao Paulo të shtunën mbrëma (26 mars) dhe solli një çift homoseksual në skenë për të bërë propozimin.

Pasi përgëzoi çiftin, ajo tha:

Zemër, shpresoj që martesa jote të shkojë më mirë se e imja, e imja ishte një fatkeqësi.

Ikona 29-vjeçare e popit, e cila gjithashtu njoftoi albumin e saj të ri, “Attention: Miley Live”, do të publikohet më 1 prill, u nda nga aktori i “Hunger Games” në gusht 2019, më pak se një vit pasi u martuan. Miley kishte pranuar më parë se kishte patur shumë konflikte në martesën e saj, shkruan DailyMail. Gjatë një interviste ishte shprehur se:

Kishte shumë konflikte….Kur kthehem në shtëpi, dua të mbështetem nga dikush. Unë nuk preferoj dramë apo zënka.

Këngëtarja e hitit “Prisoner” u fejua me Liam në maj 2012, por ata u ndanë në shtator 2013, përpara se të ribashkoheshin në 2016. Çifti u martua në dhjetor 2018 dhe divorci i tyre u finalizua në janar 2020. Ylli pranoi se nuk e dinte nëse ajo dhe aktori 32-vjeçar do të kishin përfunduar në martesë nëse nuk do të kishte ndodhur shkatërrimi i shtëpisë së saj në Malibu nga një zjarr në 2018.

Ne ishim bashkë. Na u dogj shtëpia. Ne kishim qenë të fejuar. Nuk e di nëse vërtet kemi menduar ndonjëherë se do të martoheshim, por kur humbëm shtëpinë tonë në Malibu, e cila nëse dëgjoni zërin tim para dhe pas zjarrit, ato janë shumë të ndryshme, kështu që trauma vërtet ndikoi në zërin tim. 

Artistja e “Wrecking Ball” ishte në Afrikën e Jugut në kohën kur humbi shtëpinë dhe nuk mund të kthehej menjëherë. Ndërkohë, Miley gjatë koncertit po ashtu ka nderuar mikun e saj tashmë të ndjerë, bateristin e “Foo Fighters” Taylor Hawkins i cili vdiq të shtunën (26 mars). Cyrus ia kushtoi këngën “Angles Like You” teksa u përlot gjatë performancës.