Gossip Ndryshe

Shqipe Hysenaj: Andi bashkëjeton me Melisën!

“Unë drejtësinë time e vura në vend, unë luftën e fitova, pastaj si të humbja si të fitoja, e rëndësishme është që e shijova!” Këto janë fjalët e ish-konkurrentes së Për’puthen, Shqipe Hysenaj, e cila ishte sot e ftuar në Top Albania Radio.

Kohët e fundit kanë ndodhur shumë ngjarje nga konkurrentët e Për’puthen që kanë shokuar gjithë publikun, madje edhe fansat e tyre.

Shqipja kishte kohë që akuzonte Tea Trifoni se po shtirej në program bashkë me Andi Shehi, por tashmë u zbuluan fotot e Teas që tregojnë se është në një lidhje me Beart Rexhepin.

E pyetur në emisionin “Ndryshe” nëse pas thashethemeve se Melisa mund të jetë në një lidhje me Andin, Shqipja pohon se këta të fundit po bashkëjetojnë.

Unë e di që Melisa ka ardhur për Andin, e zgjodhi Fatjonin për lojë, e zuri me gojë emrin tim për ‘show’…

Janë disa foto që po qarkullojnë në rrjet, disa detaje që na mbushin mendjen se mes Melisës dhe Andit ka diçka, prandaj edhe Fatjoni i ka hedhur një thumb në Instagram.