Live From Tirana

Trondit Shqipe Hysenaj: “Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave, prandaj mbeti rrugëve!”

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë Shqipe Hysenaj, për të folur për udhëtimin e saj të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, planet e saj të ardhshme, por dhe mbi jetën private… Lexoni më shumë në këtë link.

E pyetur mbi ndonjë thashethem që mund të kishte dëgjuar kur ishte në Amerikë, Shqipja habiti me përgjigjen e saj duke thënë se:

Diçka që më ka bërë më tepër përshtypje, është që kam dëgjuar që Parashqevi Simaku ka qenë një nga ato përsona që u merrte burrat të tjerave. Po të flas çfarë kam dëgjuar. Unë jam shkokuar kur e mora vesh. Kështu ajo ka mbetur rrugëve. Unë nuk e besova, mendova që është femër e bukur, ka pasur karrierë… Po, ka pasur karrierë deri në momentin që familjet nisën të mos e merrnin më. Se shqiptarët e Amerikës flasin me njëri-tjetrin shumë, çfarë di unë, di dhe ti. Më kanë thënë që ka ndodhur shumë herë. Nuk po flas për pjesën e artistes, po them për thashethemet që kam dëgjuar. Këtë nuk e dinë shqiptarët që kanë emigruar tani, që kanë 1-2 apo 5 vite, po flas në kohën e atëhershme që ka bërë bujë. Merrej nëpër dasma, deri në momentin që nuk u mor më dhe u zhduk. Nuk është e bukur ta thuash, edhe unë nuk e pata të bukur ta dëgjoja.