Aktualitet

Shqipëria marrëveshje me Kinën për Sinovac!

Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me një kompani turke, për të marrë vaksinën anti-COVID të prodhuar në Kinë.

Në fletoren zyrtare thuhet se:

Për miratimin e tekstit të marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik dhe distributorit të autorizuar “Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret” A.Ş.për furnizimin e Republikës së Shqipërisë me vaksinën e inaktivizuar kundër COVID-19 (Vero Cell) Coronavac, të krijuar nga Sinovac Life Science Co Ltd. dhe të prodhuar në Republikën Popullore të Kinës.

Marrëveshja  vjen pasi Kuvendi votoi me 94 vota pro, që qeveria të bëjë marrëveshje me Rusinë dhe Kinën për vaksinat anti-COVID.

Me ardhjen e Sinovac, tashmë, Shqipëria do të përdorë 4 vaksina të ndryshme për të luftuar virusin, pasi Pfizer-it, AstraZeneca-s dhe “Sputnik V”.