Celebrities Gossip Showbiz

Shtohen dyshimet mbi marrëdhënien e mundshme mes Angelina Jolie dhe The Weekend!

Pas thashethemeve se Angelina Jolie dhe The Weeknd mund të kenë nisur një romancë të re së bashku sepse u panë duke darkuar në shoqërinë e njëri-tjetrit, dyshja janë  kapur sërish bashkë në një koncert privat në Los Angeles gjatë fundjavës. Mediat e huaja kanë bërë publike fotot që tregojnë 31-vjeçarin që ndodhej pranë një turme ndërsa Jolie shihej krah dy fëmijëve të saj.

 

Ndërsa një burim i brendshëm tha për “The Sun” se çifti janë thjesht miq tani, këngëtari nuk e ka fshehur faktin se ai ka patur një pëlqim të madh për të për vite me rradhë.

Rikujtojmë se, së fundmi Angelina Jolie ka vendosur që të shkëpusë përgjithmonë çdo marrëdhënie që ka me ish-bashkëshortin e saj, Brad Pitt. Avokatët e Jolie po kërkojnë që të hiqet çdo urdhër ndalimi automatik i përkohshëm për të lejuar aktoren të shesë aksionet e një prone që ka bashkë me Brad. 

Ndërkohë, këto nuk janë thashethemet e vetme mbi një romancë të re për aktoren. Angelia Jolie është parë gjithashtu duke vizituar ish-bashkëshortin e saj, Jonny Lee Miller në shtëpinë e tij në Brooklyn.