Gossip Showbiz

Këtë nuk e prisnim! Angelina Jolie dhe The Weeknd fotografohen së bashku, çfarë po ndodh?

Ylli i Hollywood-it, Angelina Jolie dhe këngëtari i njohur kanadez The Weeknd së fundmi janë fotografuar bashkë në Los Angeles. Mënjëherë në rrjet kanë nisur thashethemet se mes dyshes së njohur mund të ketë lindur diçka. Pasi kaluan orë të tëra në restorantin italian ‘Giorgio Baldi’, dyshja ishin të sigurt që do të largoheshin veçmas në mënyrë që të mos fotografoheshin së bashku, por pa sukses.

Fituesja e ‘Oscar’ kishte veshur një fustan të zi mëndafshi ndërsa këngëtari i “After Hours”, dukej i thjeshtë në një palë xhinse e çizme të zeza. Se cila ka qenë arsyeja e takimit, këtë akoma nuk e dimë por presim t’a zbulojmë.

Një burim pranë The Weeknd tha për “Page Six” se:

 Ata qartë nuk po përpiqen të fshehin takimin e tyre.

Rikujtojmë, se këngëtari i njohur i “Blinding Lights” ka qenë në një lidhje romantike me modelen Bella Hadid në 2015, me të cilën u nda në 2016 dhe u ribashkua në 2017. Ata u ndanë përfundimisht në 2019. Jolie nga ana tjetër thuhet se është ribashkuar me ish-burrin e saj, Jonny Lee Miller.

Angelina duket se ‘i ka bërë rrugë’ vizitat në shtëpinë e ish-bashkëshortit. Paparacët e kanë fotografuar sërish atë, por këtë herë e shoqëruar edhe nga djali i saj.

Një dokument i zbuluar së fundmi tregon se tre nga fëmijët e dyshes Jolie-Pitt kanë dashur të dëshmojnë në gjyq kundër Brad. Vetë avokatët e Jolie kanë paraqitur një dokument në vitin 2020, në të cilin pretendojnë se 3 fëmijët kanë dashur të dalin hapur kundër babait të tyre.