Celebrities Live From Tirana

Ana Lleshi: “Nuk ma ndjen fare për bullizmin!”

Këtë të martë, në “Live From Tirana” ishte e ftuar një vajzë që ka thyer shumë tabu, Ana Lleshi. Ish-konkurrentja e “Për’puthen” u gjend pranë mikrofonit të TAR për të diskutuar rreth temës së bullizmit, pasojat që ajo ka patur nga kjo dukuri dhe se si duhet të reagojmë ndaj komenteve negative të bëra kundrejt nesh.

Gjatë periudhës së saj në spektaklin “Për’puthen”, Ana është përballuar me shumë komente negative dhe ajo shprehet se nuk ja ndjen fare për to. Në fillimet e saj Ana ka treguar se qante prej tyre, por pa e parë asnjë. Ndërsa tani ajo duket se ka fituar imunitet dhe se me kalimin e kohës kuptoi se jeta ndodh vetëm një herë e duhet ta shijonte siç ajo dëshironte, pa u ndikuar nga opinioni i njerëzve të tjerë.

Bullizmi është një dukuri e përhapur në shoqërinë tonë dhe ish-konkurrentja shprehet se kjo fazë mund të kalohet vetëm duke e dashur veten, pa patur arsye për t’i ngjarë dikujt tjetër e duke ndjekur zemrën dhe instiktin tënd.

Nëse ke një qëllim, ec vetëm drejt tij!

Rikujtojmë se bukuroshja është kritikuar shumë gjatë kohës kur ka qenë pjesë e emisionit dhe ajo përmendi dy nga momentet më kritike në të cilat ajo është ndodhur gjatë asaj kohe. I pari ishte rreth komenteve negative që dolën për babain e saj që nuk jeton më dhe momenti i dytë bëhet fjalë për publikimin e fotos së saj me ish-konkurrentin Arjon Luli, ku shiheshin të dy të shtrirë në shtrat. Ajo tregoi se këto ditë të vështira i kishte kaluar duke mbajtur në mendje se e nesërmja do të ishte një ditë më e bukur.

Lleshi zbuloi detajin se para “Për’puthen” ka qenë shumë mendjemadhe, nuk ekspozohej në publik pa u kuruar në pamje, por pas hyrjes në emision ajo duket se nuk e ka problem të tregojë veten ashtu siç është, komplet natyrale së bashku me defektet që mund të ketë.

Asnjë nuk e ka jetën ashtu siç duket në televizion…

Rreth temës së bullizmit, Ana dëshironte të jepte një mesazh për prindërit, që të tregojnë kujdes të veçantë me fëmijët e tyre, kur bëhet fjalë për këtë dukuri.

Prindërit duhet të kenë kujdes si i edukojnë fëmijët e tyre, të flasin me ta nëse shohin ndonjë sjellje të çuditshme sepse bullizmi vret. Dashuroni sa më shumë!