Gossip Showbiz

Ditë të këqija për Chrissy Teigen, stilisti i famshëm e akuzon për bullizëm: “Nuk po shërohem ende”

Para pak kohësh modelja e njohur Courtney Stodden tronditi me deklaratën e saj kundrejt modeles së njohur Chrissy Teigen. Në një intervistë për “Daily Beast” ajo hodhi akuza për modelen. Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vriste veten”.

Menjëherë pas kësaj, Teigen reagoi pas akuzave dhe nëpërmjet rrjeteve sociale, ajo u shpreh e penduar mbi veprimin e saj. Pas një mungese disa-javore në rrjete sociale, modelja bukuroshe ka shkruar në blog-un e saj personal se ka vuajtur përgjatë gjithë kësaj kohe, duke e konsideruar veten e saj të mëparshme si një “njeri të shpifur”.

Por nuk është mbyllur me kaq. Akuzat për modelen e njohur vijojnë dhe duket se nuk kanë të ndalur. Së fundmi ka qenë stilisti i famshëm amerikan i VIP-ave, Michael Costello. Michael ka hedhur akuza të forta ndaj Teigen nëpërmjet një postimi të gjatë që ka bërë në Instagram duke treguar të gjithë zanafillën e bullizmit nga modelja.

Costello tha se “donte të vriste veten” dhe është akoma “i traumatizuar, i dëshpëruar dhe ka mendime për vetëvrasje” pasi Teigen dyshohet se e akuzoi atë si racist në 2014 në faqen e tij në Instagram. Costello pretendon që Teigen krijoi mendimin e saj për të pasi pa një “koment me fotoshop” që përfundimisht u provua të ishte i rremë nga Instagram dhe kur ai donte të shpjegohej se çfarë kishte ndodhur ajo i tha se karrieria e tij tanimë kishte marrë fund dhe dyert do i mbylleshin përgjithmonë.

Costello gjithashtu pohoi se Teigen dhe stilistja Monica Rose kërcënuan njerëzit dhe markat që nëse do të ishin në ndonjë formë të lidhur me mua, ata nuk do të punonin me asnjë prej tyre.

Kaq shumë net qëndrova zgjuar, duke dashur të vrisja veten. Nuk kishte më kuptim të jetoja. Nuk kishte asnjë mënyrë që të shpëtoja kurrë nga të qenit shënjestër e elitave të fuqishme në Hollywood, të cilët në të vërtetë kanë kompetenca të mbyllin dyert me një tekst të vetëm. Si rezultat i asaj që Chrissy Teigen më bëri në 2014, nuk jam në rregull. Deri më sot, unë ende nuk jam në gjendje të shërohem nga vitet e traumës që kam përjetuar.

Costello gjithashtu ndau disa foto nga mesazhet me Chrissy-n ku ajo i shkruante atij se do të marri atë që meriton. Ajo ndërkaq i kishte shkruar:

Njerëzit racistë si ju meritojnë të vuajnë dhe të vdesin. Më mirë të kishe vdekur. Karriera juaj ka mbaruar, vetëm shiko.