Gossip Showbiz

Chrissy Teigen akuzohet për bullizëm nga modelja e njohur: “Kërkonte që unë të vrisja veten”

Modelja e njohur Courtney Stodden së fundmi është bërë epiqendra e mediave rozë pas një deklarate të rëndë që ka bërë për modelen Chrissy Teigen. Rikujtojmë se Stodden u bë e njohur në moshën 16-vjeçare pasi u martua me aktorin 50-vjeçar, Doug Hutchidon. E gjithë bota asokohe ‘shënjestruan’ modelen për këtë lidhje.

 

Çifti u divorcua vitin e kaluar, ndërkohë që së fundmi ajo ka folur për bullizmin me të cilin është përballur pas martesës së saj. Në një intervistë për “Daily Beast” ajo hodhi akuza për modelen, Chrissy Teigen. Courtney ka treguar se përveç deklaratave publike të modeles kundrejt saj, i ka shkruar mesazhe që “të vriste veten”.

Theksojmë se kjo nuk është hera e parë që Stodden flet publikisht për modelen e njohur. Pas vendimit të kësaj të fundit për t’u larguar nga rrjetit social “Twitter”, ajo e cilësoi Teigen si hipokrite. Ndërkaq, 26-vjeçarja u shpreh se:

Unë mendoj, për mua, sepse kam përjetuar kaq shumë ngacmime nga ajo kur isha vetëm 16-vjeçe, në një kohë kur kisha nevojë për ndihmë. Si, unë po abuzohesha. Ajo më ka dërguar tweet-e të ndryshme. DM private, deri dy vjet më parë.

Teigen ndërkaq nuk ka reaguar ende ndaj këtyre akuzave.