Bota

Shumë asteroidë pritet të godasin Tokën por ka një lajm të mirë!

Në vitin 2013, meteori Chelyabinsk ra në perëndim të Rusisë, duke plagosur më shumë se 1600 persona. Por, ajo që ishte e habitshme ishte fakti që askush nuk paralajmëroi për këtë metor që ishte 90 metra i gjerë. Ekspertët thonë se ai nuk u pa pasi ishte i fshehur pas shkëlqimit të diellit. Më e keqja është që priten meteorë të tjerë të “padukshëm” që do të godasin planetin tonë.

“Asteroidë të ngjashëm me meteorin Chelyabinsk godasin Tokën çdo 50 apo 100 vjet”, thotë Richard Moissl, nga Agjencia Hapësinore Evropiane. Lajmi i mirë është që shumë shpejt, shkencëtarët mund t’i dallojnë këto asteroidë të padukshëm. Moissl tha:

Do të lëshojmë në hapësirë një mision vëzhgimi pas disa vitesh, që do të shërbejë si një paralajmërues për çdo asteroid që i drejtohet planetit tonë nga drejtimi i diellit. Teleskopi me infrared do të pikasë asteroidët me përmasa mbi 20 metra.

Rikujtojmë se një shkëmb i madh hapësinor, asteroidi “2005 YY128”, me diametër 580 deri në 1300 metra, kaloi ditën e djeshme në planetin Tokë. Ndërkaq, një teleskop hapësinor i projektuar për të kërkuar kometa dhe asteroidë të vështirë që i afrohen zonës afër Tokës do të fillojë të ndërtohet në Near-Earth Object Surveyor të NASA-s. NEO Surveyor bëri një rishikim teknik programatik dhe tani do të kalojë në fazën e ndërtimit.