Lifestyle

Shumë shpejt çokollatës mund t’i japim lamtumirën

Në 18 vjet, çokollata mund të jetë luks për njerëzit. Ekspertët japin alarmin se nga viti 2038, ushqimi ngushëllues, ndër më të dashurit në botë, me shumë gjasa do  t’iu mungojë tryezave tona.

Gjeopolitologia franceze, Virginia Raisson rendit tre arsye kryesore: kërkesën mjaft të lartë, ndryshimet e klimës, si dhe sëmundjet që godasin bimët e kakaos. Në anën tjetër kultivuesit nuk investojnë sa duhet.  Sipas studimeve të saj, “Vetëm Kina e ka rritur me 75% konsumin mesatar të kakaos në vitet 2010-2014”.

Por tashmë jemi në 2020-ën dhe pa asnjë problem shteti aziatik mund t’i gëzohet vendit të dytë në botë në këtë drejtim. Por zgjidhjet nuk mungojnë. Raisson sugjeron të kthehen sytë nga laboratorët për të mbjellë fara të kakaos që i mbijetojnë ndryshimeve të klimës vetëm se shija mund të lërë për të dëshiruar.