Celebrities Fashion Gossip Showbiz

Shumë u zhgënjyen nga paraqitja e Kylie Jenner në “Met Gala”, miliarderja zbulon arsyen prekëse pas veshjes së saj!

Ylli televiziv Kylie Jenner këtë vit mund të themi se i habiti të gjithë me look-un e saj në “Met Gala”. Miliarderja u shfaq me një fustan nusërie dhe vlen të theksojmë se nga shumë fansa të bukuroshes veshja nuk u komentuar si ajo e duhura, madje shumë u shprehën të zhgënjyer me zgjedhjen e Kylie-t, pasi sipas tyre mund të kishte zgjedhur diçka më ekstravagante.

Mirëpo, së fundmi, Jenner me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram ka zbuluar arsyen pse zgjodhi fustanin e nusërisë Off-White për tapetin e kuq. 24-vjeçarja tregoi se veshja ishte menduar si një nderim për themeluesin e markës, Virgil Abloh, i cili u nda nga jeta në nëntor 2021, në moshën 41-vjeçare.

Virgil dhe unë duhej të shkonim në Met së bashku përpara se ngjarja të shtyhej në vitin 2020. Të festosh sonte V dhe trashëgiminë e tij të pabesueshme do të thotë gjithë bota për mua. Unë jam e përulur ta vesh këtë fustan dhe të nderoj mikun tim të bukur dhe të talentuar. Ne të ndjemë sonte Virgil, të duam përgjithmonë dhe faleminderit të gjithë ekipit ‘Off White’!!

Fustani i Kylie-t përfshinte një fund të fryrë dhe një bust të veshur sipër një bluze rrjetë me logon Off-White. Jenner mbajti dhe një vello bashkë me një kapele bejsbolli i vendosur mbrapsht. Një pamje e ngjashme mbylli shfaqjen e vjeshtës 2022 të markës dhe ishte koleksioni përfundimtar i Abloh.

Pasi bëhesh nënë jeta ndryshon përgjithmonë. Gjatë gjithë shtatzënisë me Stormin, miliarderja Kylie Jenner ishte e qetë, duke mbajtur gjithçka për vete, por gjërat morën një rrjedhë tjetër pas lindjes së vogëlushes. Ylli televiziv nuk humbi kurrë një mundësi për të ndarë me ndjekësit jetën e saj si nënë.

Në muajin shkurt, miliarderja solli në jetë një djalë. Së fundmi, biznesmenia ka zbuluar se shtoi 27 kilogramë gjatë shtatzënisë së saj të dytë. Ndërsa tani, rreth 3 muaj pas lindjes, 18 kg ajo i ka hequr.