Bota Showbiz

Si ndihet Bill Gates pas miqësisë me Jeffrey Epstein?!

Në një intervistë të bërë së fundmi, themeluesi i kompanisë gjigante të “Microsoft”, Bill Gates ëshë shprehur për marrëdhëniet e tij me Jeffrey Epstein. Gates ka thënë se i vjen keq për takimet e tij me të, i cili është akuzuar për trafikim seksual të fëmijëve. Ai ka deklaruar:

Ishte një gabim i madh të kalosh kohë me të, t’i japësh besueshmërinë për të qenë atje me të.

Gjatë bisedës me Anderson Cooper në CNN, Gates tha se u takua vetëm me Epstein, me shpresën për të mbledhur më shumë para për t’u marrë me çështjet e shëndetit global.

Kam dalë disa herë për darkë me të, pasi ai tha se do të më ndihmonte për të mbledhur donacione për shëndetin global përmes kontakteve që ai mund të kishte. Kur dukej se kjo nuk ishte një gjë e vërtetë, ajo marrëdhënie përfundoi.

Epstein është dënuar në vitin 2008 për krime seksuale. Në korrik të vitit 2019, prokurorët në New York zbuluan një aktakuzë penale që tregonte se ky i fundit se kishte operuar në një rrjet trafikimi seksual, në të cilin ai abuzonte seksualisht me dhjetëra vajza të mitura, akuza që kishin qarkulluar për vite me radhë rreth biznesmenit. Në gusht të vitit 2019, Epstein u gjet i vdekur në një qeli burgu të New York-ut, ku thuhej se kreu vetëvrasje.

Rikujtojmë se, Bill dhe Melinda French Gates finalizuan divorcin duke i dhënë fund martesës 27-vjeçare. Tre muaj më parë, ata njoftuan se “nuk besojnë më se mund të zhvillohen si çift”. Nuk jepen detaje por mësohet se marrëveshja e divorcit bazohet në një kontratë ndarjeje që nuk bëhet publike. Asnjëri prej të dyve nuk ka kërkuar mbështetje financiare.