Tech

Microsoft pritet të shkurtojë mijëra vende pune!

Microsoft planifikon të njoftojë së shpejti shkurtime të vendeve të punës në përpjekje për të ulur kostot. Edhe pse shkurtimet parashikohet të jenë më pak se 2,5% e fuqisë punëtore prej 220.000 punonjësish të kompanisë, ato pritet të prekin mijëra punonjës në sektorët e shitjeve, konsulencës dhe divizionit të lojërave Xbox. Persona të njohur me çështjen thanë për Business Insider se kompania planifikon t’i njoftojë shkurtimet javën e ardhshme, megjithëse koha e saktë mund të ndryshojë.

Disa prej punonjësve të prekur do të marrin menjëherë oferta për role të reja. Kjo lëvizje do të shënojë raundin e tretë të madh të shkurtimeve brenda pak më shumë se një viti, pasi Microsoft shkurtoi 6.000 vende pune në maj të vitit të kaluar dhe edhe 9.000 të tjera apo rreth 4% e fuqisë punëtore në muajin korrik.

Microsoft, Google, Amazon dhe Meta janë bërë pjesë e një nisme të re të udhëhequr nga organizata jofitimprurëse Elemental Impact, me synimin për të përshpejtuar zhvillimin e teknologjive që ulin ndikimin klimatik të data center-ëve. Nisma fokusohet tek zgjidhje si sistemet e avancuara të ftohjes, ruajtja e energjisë dhe materialet me karbon të ulët, përfshirë betonin dhe çelikun “e gjelbër”. Sipas drejtuesve të projektit, data center-ët po shndërrohen në një laborator testimi për teknologji të reja që lidhen drejtpërdrejt me rritjen e konsumit energjetik nga inteligjenca artificiale.

Zyrtarë të Elemental Impact theksojnë se objektivi nuk është financimi i zgjerimit të vetë data center-ëve, por përshpejtimi i kalimit të teknologjive nga faza pilot në përdorim të gjerë industrial. Iniciativa parashikon investime nga 500 mijë deri në 5 milionë dollarë për startup-e që zhvillojnë zgjidhje në eficiencën energjetike, menaxhimin e ujit dhe infrastrukturën e qëndrueshme. Paralelisht, kompanitë teknologjike dhe fondacione si Breakthrough Energy dhe Builders Vision do të ofrojnë mbështetje financiare dhe akses në infrastrukturë testimi.