Love & Sex

Si ndikojnë ‘traumat’ në vendin e punës tek marrëdhënia juaj në çift dhe si të dilni nga kjo situatë!

Termi ‘crossover stress’, ose trauma në vendin e punës, përdoret nga studiuesit për të përshkruar se si stresi i punës kalon nga një partner te tjetri. Nëse po e ndjeni stresin e partnerit, ka të ngjarë të përjetoni atë që shkencëtarët e quajnë kryqëzim të drejtpërdrejtë. “Është kur një partner është shumë empatik dhe e vendos veten në të njëjtat këpucë si të tjetri,”-thotë psikologu organizativ Yi-Ren Wang, PhD.

Ju mund të përjetoni stres të tërthortë kur lind tensioni në marrëdhënie për shkak të mënyrës sesi partneri juaj përballon stresin në vendin e punës dhe kjo ndikon në cilësinë e marrëdhënies suaj. Vendi i punës i partnerit tuaj mund të krijojë gjithashtu stres që ndikojnë tek ju dhe në të gjithë familjen. Wang nënvizon se:

Ndoshta mungesa e mundësisë për të marrë një promovim në punë mund të ndikojë negativisht dhe në të njëjtën kohë kjo ndikon në nivelin e sigurisë financiare që përjeton e gjithë familja.

Cilado qoftë mënyra se si stresi i partnerit në vendin e punës po ju ndikon, ai mund të çojë në një nivel të lartë shqetësimi psikologjik. Secili partner humbet më pas aftësinë për të mbështetur tjetrin dhe ata bëhen emocionalisht të paaftë për të arsyetuar në mënyrë të arsyeshme. Është e rëndësishme të mbështetni nevojat emocionale të tjetrit. Vendosja e kufijve i lejon secilit prej jush të krijojë mënyra për të menaxhuar stresin dhe ju ndihmon të dy të kaloni më mirë kohët e vështira.

Nëse jeni duke përjetuar stres në punë, komunikojani këtë partnerit tuaj. Në këtë mënyrë, partneri juaj është i vetëdijshëm për rrethanat dhe nga ana tjetër ka më shumë të ngjarë të ketë durim dhe mirëkuptim. Është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm se sa stres po ndjeni dhe sa po i ngarkoni partnerit tuaj.

Biseda me njerëz të tjerë për stresin në vendin tuaj të punës mund të lehtësojë një pjesë të ngarkesës që merr përsipër partneri. Mund të planifikoni pushime, të bëni meditime për reduktimin e stresit ose, nëse keni fëmijë, planifikoni që ata të vizitojnë gjyshërit e tyre gjatë fundjavave për të ndihmuar në çlirimin e hapësirës suaj mendor.