Celebrities Film & Tv Showbiz

Skena ‘të nxehta’ në filmin “Guxim”?! Drilon Hoxha: “Shkon deri…”

Edhe pak orë na ndajnë nga premiera e filmit të ri “Guxim”, që do të mbahet në Cineplexx TEG në orën 19:00. I ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up” ka qenë aktori, regjisori dhe skenaristi i këtij filmi, Drilon Hoxha, që na ka folur më shumë se çfarë të presim sonte në kinema, por jo vetëm…

The që lufta në këtë film bëhet për dashurinë, a ka skena ‘të nxehta’ mes teje dhe aktores tjetër protagoniste, Livia Lozi?

Nuk ka skena ‘hot’ sepse dashuria deri aty shkon. Deri tek puthja shkon.

Nisur nga Livia Lozi, e cila është ende studente, ti shpesh ke përkrahur dhe aktorë të rinj duke i dhënë një mundësi atyre për të luajtur në filmat e tu…

Unë jam pro kësaj gjëje. Gjithmonë kam promovar edhe njerëz që jo vetëm janë studentë, por që kanë një pasion të tillë. Gjatë audicioneve që kam bërë jam surprizaur dhe kam gjetur disa personazhe që janë dhe në film.

Tashmë ju njoftojmë se biletat kanë dalë në shitje! Edhe ju mund të jeni pjesë e premierës së “Guxim”, së bashku me kastin dhe me të ftuarit e tjerë VIP. Biletat mund t’i gjeni fare thjesht duke klikuar në films.top-channel.tv/guxim/

Mos e humbisni shansin tuaj për të parë filmin më të ri të momentit!