Health & Beauty

Soda e bukës, zgjidhja ideale për të trajtuar djegiet nga dielli!

Dermatologët britanikë paralajmërojnë kundër përdorimit të një produkti kur jeni jashtë, të cilin njerëzit e përdorin shpesh për të lehtësuar djegiet nga dielli. Sipas dermatologëve, në situatat e tilla duhet të shmangni përdorimin e vazelinës, sepse do t’i përkeqësojë djegiet në lëkurën tuaj. Edhe pse ndihmon në hidratimin e buzëve dhe lëkurës, nuk është mirë ta përdorni direkt në lëkurën e dëmtuar.

Ndërkaq, për ju që nuk e dini soda e bukës ndihmon në eliminimin e qelizave të djegura dhe lehtëson shërimin e lëkurës nga djegia nga diellit. Me anë të ujit, krijoni një pastë me sodë dhe aplikojeni atë në lëkurën e djegur. Merrni 1 lugë gjelle sodë me 5 lugë gjelle ujë. Përziejini deri sa të krijojë një masë paste. Më pas lyeni lëkurën e djegur, mbajeni për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të bollshëm.

Sodën e bukës mund ta përdorni për të pastruar skalpin ose për t’i krehur flokët më mirë. Soda e bukës bën mrekulli për shumë probleme shtëpiake. Përveç gatimit, përdoret edhe për pastrim. Megjithatë, soda e bukës nëse nuk e dini skandon dhe për ta kuptuar këtë përziejeni me ujë të nxehtë dhe uthull. Soda e bukës është e shkëlqyer në parandalimin e aromave të pakëndshme në frigorifer. Pra, kur soda e bukës skadon, çfarë mund të ndodhë? Epo, frigoriferi merr erë të keqe.