Celebrities Music Showbiz

Sot është një artiste e famshme, por dikur Ava Max e kanë pushuar nga puna për këtë arsye…

Ava Max është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të talentuara. Ajo ka arritur suksese të mëdha dhe numëron shumë hite. Megjithatë, para se ajo të bëhej e famshme, ajo thotë se ka qenë një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë. Ava Max e dinte se gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhej një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.

Fillova të gjej një punë të zakonshme me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna, nuk isha shumë e mirë në asnjërën prej tyre. Provova të isha një recepsioniste e një salloni estetik, por u pushova sespse isha e dobët në matematikë. Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që matematika nuk ishte arma ime e fortë.

Më pas, këngëtarja filloi një punë tjetër, të shiste drejtues flokësh në një dyqan të vogël në një qendër tregtare. Ajo e përshkruan këtë përvojë pune si argëtuese, por tha se iu desh ta linte punën për shkak se kritikohej gjithmonë nga shefi i saj sepse shkonte vonë në punë dhe me një kapuçino në dorë çdo mëngjes.

Ishte argëtuese deri sa shefi im në një moment më tha: “Po vonohesh çdo ditë 20 minuta, ku je?” Dhe unë i thoja: “Jam duke marrë një kapuçino, po zgjohem herët por”…sinqerisht nuk e pëlqeja ta bëja atë punë kështu që e lashë fare.

Rikujtojmë se, në një intervistë të dhënë së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Ava Max, ka treguar më shumë detaje mbi jetën e saj personale, si dhe nuk ka harruar të përmendi dhe Shqipërinë, të cilën për fat të keq nuk ka pasur ende rastin që ta vizitojë deri më sot. Ava Max ka treguar se nëna e saj duhej të hiqte dorë nga ëndrra sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para dhe nuk e dinte gjuhën shumë mirë.