Këngëtarja me origjinë shqiptare, Ava Max, ka publikuar së fundmi projektin e saj më të ri muzikor të titulluar “Lovin Myself”. Kënga është një rikthim i fuqishëm me një mesazh të qartë; dashuria për veten vjen para gjithçkaje. “Lovin Myself” vjen pas një periudhe të shkurtë qetësie nga artistja dhe shënon fillimin e një kapitulli të ri muzikor për të.
Max, ka zbuluar gjithashtu se është gati për të sjellë albumin e saj më të ri, të titulluar “Don’t Click Play”, që do të publikohet më 22 gusht 2025. Këngëtarja e bëri të ditur këtë lajm përmes një postimi në Instagram, ku ndau me ndjekësit edhe kopertinën zyrtare të albumit. Në imazhin artistik, Ava shfaqet e veshur me bikini, duke qëndruar mbi një strukturë metalike në formë trekëndëshi, e rrethuar nga flakë të ndezura.