Celebrities Gossip Showbiz sport

Sportisti më i paguar në botë për vitin 2023 është zyrtarisht Cristiano Ronaldo!

Cristiano Ronaldo është shpallur këtë vit si sportisti më i paguar në botë nga revista Forbes, pasi ka fituar 136 milionë dollarë. Transferimi te klubi saudit “Al Nasr” dhe kontrata fitimprurëse, e ka rikthyer atë në krye të listës së të pasurve të revistës për herë të parë që nga viti 2017 dhe për herë të tretë në total. Shifra prej 136 milionë dollarësh konsiderohet si më e larta nga një futbollist në histori.

Në vend të dytë është një tjetër yll i futbollit, Lionel Messi. Lojtari i PSG fitoi 130 milionë dollarë, të njëjtën shumë si në vitin 2022. I treti renditet Kylian Mbappe me fitime 120 milionë dollarë gjatë 12 muajve të fundit. Francezi është i vetmi në 10-shen e atletëve më të pasur, nën 30-vjeç, ndërsa ka statusin e futbollistit më të paguar në botë. Në vend të katërt është ikona e NBA, LeBron James me 119.5 milionë dollarë fitime, e pas tij boksieri Canelo Alvarez me 110 milionë dollarë.

Në vend të gjashtë dhe të shtatë vijnë golfistët Dustin Johnson me 107 milionë dollarë fitime vjetore dhe Phil Mickelson me 106 milionë dollarë. Basketbollisti i Uariors Stephen Curry është i teti më i paguar me 100.4 milionë dollarë, e pastaj vjen ikona e tenistit Roger Federer me 95.1 milionë dollarë. Listën e kompleton lojtari i ekipit të basketbollit Feniks Sans, Kevin Durant me 89.1 milionë dollarë.

Nuk ka asgjë më të mirë se të japësh një përgjigje për të zgjidhur një krizë martesore që po komentohet në mabrë botën. Kështu ka bërë Georgina Rodriguez, partnerja e Cristiano Ronaldos. Rodriguez ka thyer heshtjen dhe ka zgjidhur në mënyrën e saj thashethemet që qarkullojnë prej disa ditësh dhe që pretendojnë se biznesmenia spanjolle-argjentinase dhe Cristiano Ronaldo po kalojnë krizën në çift.